Është miratuar sot rritja e pagës minimale në vend që ka shkuar në 30 mijë lekë të reja.
Vendimi u mor në Këshillin Kombëtar të Punës e një gjë e tillë ishte paralajmëruar nga kryeministri Rama pak ditë më parë.
Në mbledhjen e sotme mori pjesë edhe ministrja Denaj e cila dha edhe hollësitë e vendimit të miratuar.
“Rritja e pagës minimale ka qënë gjithmonë iniciativë e qeverisë, në kuadrin e ‘Pagës së Denjë’ për ‘Punë të Denjë’, duke patur në vëmendje edhe kërkesat e sindikatave, ndërkohë që ‘përgjegjësia sociale’ e biznesit për punën e denjë, është e matshme, përmes sigurisë së shëndetit në punë dhe veçanërisht me pagën reale dhe sigurimet reale shoqërore. “Paga bazë minimale në shkallë vendi, e detyrueshme për t’u zbatuar nga çdo person juridik a fizik, vendas ose i huaj, propozohet të jetë 30.000 lekë në muaj nga 26.000 lekë në muaj që është caktuar me VKM nr.809 date 26.12.2018, duke u rritur me 15.4 %.” – tha ministrja e Financave, Denaj.