Pas zhdukjes së një 40-vjeçari në Vlorë, një tjetër persona ka humbur kontaktet me familjen, kësaj radhe në Elbasan.
Sipas familjarëve ai ka dalë nga banesa me makinë dhe ka humbur kontaktet me ta që mëngjesin e sotëm.
Personi është identifikuar si Rrapush Çeça, banues në lagjen ‘Hekurudha’ të Elbasanit.
Sipas familjarëve, ai kishte dalë në mëngjes për të bërë disa analiza dhe nuk është kthyer më në banesë dhe as nuk ka kontaktuar më me ta.
Mjeti me të cilin është larguar Çeça është me targë AA531VS.