Vendosni fjalën kyçe....

“Përbindëshi i Detit” – Pamjet e rralla të mjetit të çuditshëm ushtarak të Luftës së Ftohtë (Video)


Një mjet detar gjigant i epokës së Luftës së Ftohtë është parë në një plazh me rërë në Republikën e Dagestanit në Rusi, ku pritet të ndërtohet një park argëtues ushtarak.

Pamjet e kapura nga agjencia Ruptly tregojnë ekranoplanin me pamje të çuditshme të shtrirë në bregun e Detit Kaspik afër qytetit të Dagestanit, Derbent.

Mjeti me peshë 400 tonelata duket pak a shumë si një aeroplan për shkak të krahëve të tij dhe motorëve turbofan, por në të vërtetë është një anije detare e armatosur me raketa supersonike.

Ai ishte tërhequr më parë nga baza e Marinës Ruse në Kaspiysk, Derbent, ku pritet të ndërtohet parku argëtues.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *