Vendosni fjalën kyçe....

Profesori shkon të shohë protestën e studentëve, policia e dhunon (Video)


Një profesor i drejtësisë në Universitetin e Sidneit po vëzhgonte një protestë në kampus si pjesë e hulumtimi të tij ligjor, por pavarësisht se nuk ishte pjesë e saj, studiuesi u hodh me dhunë në tokë nga policia. Pastaj ai u arrestua dhe u gjobit.

Studentë të shumtë dhe anëtarë të stafit të universitetit u arrestuan ditën e djeshme, së bashku me Profesor Simon Rajs, gjatë një proteste kundër reformave të diskutueshme të arsimit dhe shkurtimeve të fondeve nga qeveria.

Gazeta studentore e universitetit, Honi Soit, arriti të siguronte pamjet e policisë që shpërndanin tubimin. Ajo tregoi disa persona, duke përfshirë Profesorin Rajsin, që hidhen përdhe nga oficerët e policisë

Pas arrestimit të tij, Rice i tha ‘Guardian Australia’ se ai thjesht po vëzhgonte protestën.

 “Unë kam një kurs studentësh që po punojnë në reformimin e ligjeve të protestës. Unë u thashë atyre se ka një protestë sot dhe ju mund të dëshironi ta shikoni. Unë gjithashtu zgjodha të shikoja.”

Rajs zbuloi më pas se ai ishte arrestuar dhe gjobitur me 1000 dollarë për shkeljen e kufizimeve Covid-19 në tubimet publike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *