Vendosni fjalën kyçe....

Protesta kundër maskave, gjobiten dhe procedohen penalisht 15 qytetarë


Policia ka vënë nën hetim 15 qytetarë të cilët protestuan një ditë më parë kundër vendimit të qeverisë për vendosjen e detyrueshme të maskave jashtë ambienteve të shtëpisë.

Përmes një njoftimi, policia thotë se këta persona janë gjobitur gjithashtu në zbatim të aktit normative.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, filloi procedimi penal ndaj 15 shtetasve, pasi ditën e djeshme në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ kanë organizuar dhe protestuar në kundërshtim me masat anti-covid. Gjithashtu në zbatim të Aktit Normativ, shërbimet e Policisë kanë proceduar me masat administrative përkatëse gjobë për 15 shtetasit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mbrëmjen e kaluar rreth 50 persona janë mbledhur përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë, për të protestuar kundër vendimit të qeverisë për vendosjen e maskave dhe në ambientet e jashtme. Policia ndërhyri për të shpërndarë protestën, ndërsa u shoqëruan në komisariat disa protestues.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *