Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë, ku një mësues i shkollës së mesme në Francë është gjetur me kokën e prerë.
Ngjarja makabre ka ndodhur në Conflans Saint-Honorine, 28 km në veriperëndim të Parisit, ndërsa autori dyshuar është qëlluar për vdekje nga policia.
Dyshohet se autori e vrau mësuesin pasi ky i fundit kishte treguar karikaturat e Profetit Muhamed në shkollën ku jepte mësim.
RT shkruan se policia po e trajton ngjarjen si akt terrorist. Sipas raporteve lokale, mësuesi kohët e fundit ishte objekt i ankesave nga prindërit pasi ai u tregoi karikaturat e Profetit Muhamed nxënësve gjatë orës së mësimit.
Presidenti francez Emmanuel Macron pritet të vizitojë vendin e ngjarjes në orët e vona të së premtes. Ministri i Arsimit, Jean-Michel Blanquer, e përshkroi vrasjen e një mësuesi si një sulm ndaj Republikës Franceze.
“Uniteti dhe qëndrueshmëria jonë janë përgjigjet e vetme ndaj monstruozitetit të terrorizmit islamik.” – shkroi ai në Twitter.