Vendosni fjalën kyçe....

“Votoni Joe Biden” – Albin Kurti u bën thirrje shqiptarëve të zgjedhin kandidatin demokrat (Video)


Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ka bërë thirrje shqiptarëve që jetjojnë në SHBA që të votojnë për kandidatin demokrat për president, Joe Biden.

Në videomesazhin e tij, ish-kryeministri i Kosovës, thekson se vota për Biden përforcon vlerat e përbashkëta të drejtësisë, lirisë e vetëvendosjes.

Kurti shtoi se Biden njihet që pre viteve ’90 si mbështetës i palëkundur i shqiptarëve në Ballkan.

“Për shqiptarët në SHBA po ju drejtohem sot që të votoni Joe Biden në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Një votë për Joe Biden është përforcim i vlerave të përbashkëta të drejtësisë, lirisë, vetëvendosjes e mundësive për të gjithë. Që nga vitet ’90, Joe Biden është një mbështetës i palëkundur i shqiptarëve në Ballkan. Ndër të parët që denoncoi fashizmin serb në epokën e Millosheviçit.” – tha Kurti.

Kurti shton më tej se Biden ka kërkuar ndjekjen penale të kriminelëve serbë të luftës dhe ka mbështetur pavarësinë dhe njohjen e Kosovës ndërsa shqiptarët mund të mbështeten te demokrati. Sipas ish-kryeministrit, një fitore e kandidatit demokrat do kishte ndikim pozitiv si në SHBA ashtu edhe Europë.

“Shqiptarët kanë një mik të vërtetë dhe aleat të dëshmuar te Joe Biden. Një fitore e Biden-it do kishte një ndikim pozitiv në të dy anët e Atlantikut, do i afronte edhe më shumë vendet tona në këto kohë kritike, do të ngjallte shpresë të re në kërkimin tonë për njohje të ndërsjellë me Serbinë. Biden do sillte kthimin e udhëheqjes amerikane e cila është shumë e nevojshme në botën e rrezikshme me të cilën përballemi sot.” – shtoi Kurti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *