Vendosni fjalën kyçe....

YouTube do censurojë videot që kundërshtojnë OBSH-në lidhur me vaksinën kundër Covid-19


Platforma e videove YouTube ka thënë se do ndalojë videot që përmbajnë dezinformata në lidhje me vaksinat kundwr Covid-19, në një zgjerim të rregullave tw tanishme të shërbimit, në lidhje me ‘gënjeshtrat’ dhe teoritë e konspiracionit në lidhje me pandeminë.

“Një vaksinë Covid-19 mund të jetë e pashmangshme, prandaj ne po sigurohemi që tw kemi politikat e duhura për të qenë në gjendje të heqim dezinformimin.” – tha YouTube në një deklaratë.

Çdo përmbajtje që përmban pretendime në lidhje me vaksinat Covid-19 që bien në kundërshtim me konsensusin nga autoritetet lokale shëndetësore ose Organizata Botërore e Shëndetësisë tani do të ndalohet në platformën e videove në pronësi të Google.

Kjo përfshin çdo sugjerim që vaksina ‘do të vriste njerëz, do të shkaktonte infertilitet ose do të përfshinte mikroçipa qw do vendosen te njerëzit’, tha YouTube.

Në shkurt të këtij viti, YouTube hoqi reklamat në kanalet që promovonin përmbajtje anti-vaksinë, duke paralajmëruar se do të parandalonte reklamimin në të ardhmen të çdo videoje që miraton ato pamje.

Vendimi i së mërkurës për të parandaluar ‘keqinformimin’ në lidhje me vaksinat Covid-19 erdhi pasi një tjetër gjigant i mediave sociale, Facebook, ndaloi reklamat kundër vaksinave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *