Ndihmës Sekretarja e DASH-it për Çështjet e Arsimit dhe Kulturës, Marie Royce, ndodhet në një vizitë tre ditore në Shqipëri.
Pas takimeve që kreu me zyrtarë të lartë, nga kryeministri Edi Rama tek presidenti Ilir Meta, Royce ka gjetur kohë për të parë edhe qytetin e Fushë-Krujës.
Ambasadorja Yuri Kim e ka dërguar atë të vizitojë një furrë buke në Fushë-Krujë, e cila u bë e njohur pas vizitës së ish-presidentit amerikan George W.Bush 13 vjet më parë.
“Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet e Arsimit dhe Kulturës Marie Royce ndaloi në furrën e bukës “George Bush” në Fushë Krujë, e cila u bë e njohur pasi Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Ë. Bush ndali gjatë vizitës së tij në Shqipëri, më 10 qershor 2007.”- njofton Ambasada Amerikane e cila ka publikuar edhe një foto nga kjo vizitë.