Vendosni fjalën kyçe....

Alibeaj: 3 fakte si kompania e pastrimit të Tiranës ka rënë në duar të mafias (Video)


Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, publikuar një video me anë të së cilës kërkon hetimin për kompaninë e pastrimit Eco Tirana.

Sipas tij, kjo kompani është në bashkëpronësi me një kompani veroneze të plehrave e cila po hetohet në Itali me dyshimet se është vënë në shërbim të grupit mafioz Ndragheta nga kryebashkiaku Flavio Tosi.

Alibeaj përmned një nga një faktet duke filluar me të parin ku thotë:

Në video shfaqen 3 persona.

Edi Rama- Kryeministër i Shqipërisë

Erion Veliaj- Kryetar i Bashkisë së Tiranës

Flavio Tosi- Kryetar i Bashkisë së Veronës (2016)

Si fakt të dytë ai shkruan:

Flavio Tosi po hetohet nga antimafia italiane, pasi dyshohet se kompaninë e plehrave të Veronës e ka vënë në shërbim të Ndraghetës.

Fakt i tretë i përmendur nga Alibeja është :

Edi Rama ideoi dhe Erion Veliaj realizoi krijimin e kompanisë publike Eco Tirana për pastrimin e Tiranës dhe diferencimin e mbetjeve, ku 49% të aksioneve i ka kompania veroneze e plehrave, që po hetohet nga antimafia italiane.

Më tej ish deputeti kërkon që të hetohet nga Spak afera e pastrimit në Tiranë.

SPAK-u duhet të zgjohet nga gjumi toksik i plehrave!

Homologët italianë janë vetëm një email larg. Afera mafioze e pastrimit të Tiranës nuk duhet të mbetet pa u ndëshkuar!

Edi Rama + Erion Veliaj + Flavio Tosi + Ndragheta = Mafia e Plehrave”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *