Vendosni fjalën kyçe....

Basha: 1 në 3 familje nuk sigurojnë dot ushqim të mjaftueshëm


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për shtyp me gazetarët, që e ka kthyer në rutinë, nga ku ka përsëritur të njëjtat kërkesa. Ai thotë se nuk lodhet së përsërituri, se shteti shqiptar duhet t’u kthejë paratë e taksave të tyre qytetarëve në këtë kohë krize.

Kryedemokrati thotë se 1 në 3 familje nuk sigurojnë dot ushqimet e mjaftueshme për familjen e tyre.

Ai kërkoi nga qeveria që “një orë e më parë” të vërë në zbatim planin me 5 pika që ka hartuar PD-ja, pasi situata sipas tij po rëndohet çdo ditë e më shumë.

Basha thotë se numri i rasteve me koronavirus është shtuar, por numri i testimeve ka rënë.

“Jam para medias për të përsëritur thirrjen që shqiptarët të marrin ndihmën që meritojnë nga taksat që i kanë paguar.

Dy krizat janë kriza shëndetësore dhe kriza ekonomike. Kam marrë me qindra mesazhe të cilët thonë se ai në 7 vite nuk bëri asgjë ca lodhesh kot këta muaj.

Në pamundësi për të kthyer përgjgje kundër, dua tju them se nuk do të lodhem duke thënë se situata po rëndohet. Nuk do lodhem duke përsëritur kërkesën se shteti shqiptar t’u kthejë paratë e taksave të tyre, në formën që po marrin qytetarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Qindra qytetarë se bëjnë dot testin e  Covidit edhe pse kanë nevojë, të tjerë s’kanë mundësi financiare.

Mijëra familje nuk kanë mundësi të sigurojnë minimumin e ushqimeve.1 në 3 familje nuk siguron ushqimin e mjaftushëm. Imagjoni sa është rënduar situata kur shumë persona kanë humbur punën. Shumë biznese janë drejt falImentimit.

Izolimin për të ndërprerë përhapjen duhen 2500 testimi është minumimi që duhet të bëjë kemi më shumë se dy javë e kërkojmë këto para janë por janë vjedhur. Numri i infektimeve është shtuar ndërsa i testimeve ka rënë. Krim.

Së dyti ribursimi i plotë për pacietet që trajtohen në shtëpi. Asnjë bar dhe medikament i cili jepet për të trajtuar covidin nuk ribuirsohet. Kur shumica nuk marrin dot barna dhe i marrin me lista. Qindra qytetarë që trajtohen në shtëpi duhet të kenë mbështetjen e shtetit me ribursimin e plotë kjo është cështje jetë dhe shëndeti.

Arsyeja kryesore e përhapjes së koronavirusit është se nuk është marrë asnjë masë. Në 70% të shkollave nuk kanë ujë të që të lajnë as duart, as maska as dizinfektantë, të harrojmë atë që po bën Kosova që bën testimi periodik i mësuesve.”– ka deklaruar Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *