Vendosni fjalën kyçe....

Chelsea nuk gjen dot fitoren, barazon me Southamptonin


Chelsea ka dështuar në Stamford Bridge sonte ku ka barazuar me Southamptonin. Skuadra e Frank Lampard kaloi me dy gola epërsi në fillim të ndeshjes, por Southampton nuk u dorëzua dhe në fund arriti një barazim kundër Bluve të Londrës.

Blutë e Londrës e nisën shumë më mirë takimin duke shënuar gol që në minutën e 15-të me Timo Werner, i cili shënoi gol pasi dribloi tërë mbrojtjen e Southampton.

Më pas ai do të shënonte edhe në minutën e 29-të, kësaj radhe një gol të bukur me kokë.

Mysafirët do të ktheheshin në lojë në minutën e 43-të ku do të shënonte Ings. Në pjesën e dytë Southampton hyri më mirë dhe barazoi rezultatin në minutën e 57-të.

Gabimin e Zoumas dhe Kepas e shfrytëzoi për mrekulli Adams për ta barazuar rezultatin.

Por, Chelsea kthehet shpejt në lojë, pasi që në minutën e 59-të do të shënonte një blerje tjetër e re e Chelsea, Kai Havertz.

Kur po mendohej që Chelsea po shkonte drejt tre pikëve, në skenë doli një ndërprerje për Southampton ku shënoi Jannik Vestergaard me asistim të Theo Walcott në minutën e 92 të ndeshjes.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *