Në 24 orët e fundit Në Kosovënuk ka humbur jetën asnjë qytetar për shkak të Covid-19, mirëpo janë regjistruar 148 raste të reja me virusin.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj publikoi të dhënat e fundit lidhur me pandeminë në Kosovë.
Ai tha se sot janë testuar 1028 raste nga të cilat 148 kanë rezultuar pozitivë.
“Testimet sot kanë arritur rekord brenda 24 orëve. Janë bërë 1.028 teste, prej tyre janë 148 raste pozitive e asnjë rast të vdekjes nga Covid 19. E gjitha çfarë na duhet në këtë kohë është: disiplina, maska, distanca dhe higjiena duhet të zbatohen në mënyrë rigoroze.Duke mbrojtur veten, mbrojmë familjen, njëri-tjetrin dhe shtetin”, ka shkruar Zemaj.
Që prej regjistrimit të rasteve të para me koronavirus më 13 mars, e deri më 16 tetor, janë regjistruar 16,754 raste. Prej tyre, 652 pacientë kanë vdekur dhe 14,617 janë shëruar. Kurse, raste aktive janë 1,485. IKSHPK ka njoftuar se 56 pacientë janë shëruar në 24-orët e fundit.