Ministri i Jashtëm austriak Alexander Schallenberg është konfirmuar me koronavirus.
Sipas zëdhënëses tij, dyshohet se Schallenber mund ta ketë marrë virusin në një takim me homologët e tij të Bashkimit Evropian të hënën.
“Dyshohet se Schallenberg mund të jetë infektuar në Këshillin e Punëve të Jashtme në Luksemburg të hënën.”- tha zëdhënësja citon Reuters. Ajo shtoi se ministri nuk kishte simptoma dhe ishte testuar si një masë rutinë.
Infektimi i Schallenberg ngre mundësinë që Këshilli i Punëve të Jashtme të BE-së të të ketë qenë një mbledhje super-përhapëse e Covid-29.
Homologia e tij belge Sophie Wilmes, tha të premten se ajo po vetëizolohej me simptoma të Covidit.
Schallenberg gjithashtu mori pjesë në një takim të mërkurën me anëtarët e kabinetit, por ata kishin maska fytyre.
“Si masë paraprake të gjithë anëtarët e qeverisë do të testohen të shtunën”- shtoi zëdhënësja.