Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka nisur ditën e sotme me një video të një pronari të një biznesi të vogël i cili tregon numrin e taksave që paguan.
Ndërkohë Basha shkruan, se vendi është në një krizë ekonomike dhe papunësie.
Plani i propozuar nga kryedemokrati, sipas tij shmang katastrofën dhe i mban njerëzit në punë.
“Shqiptarët po përjetojnë krizë të thellë ekonomike dhe papunësie. Plani ynë shmang katastrofën për biznesin dhe mban njerëzit në punë. Koha nuk pret!”