Tre persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në vend lidhur me pandeminë Covid-19.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat janë një 61 vjeçar nga Lezha, një 81 vjeçare nga Tirana, një 87 vjeçar nga Elbasani.
Raste të reja nga 1276 testime janë zbuluar 281 persona të prekur nga koronavirusi.
Në spitalin Infektiv e atë Shefqet Ndroqi në Tiranë janë shtruar 256 pacientë nga të cilët 25 janë në terapi intensive me 5 të intubuar.