Guvernatori i rajonit jug-perëndimor të Campanias nuk u mat aspak teksa paralajmëroi personat që sfidojnë rregullat e vendosura kundër pandemisë Covid-19. Ai u zotua frenonte festime e Halloëeen që i quajti ‘budallallëk amerikan’.
Vincenzo de Luca tha se ai planifikon të ‘mbyllë gjithçka në orën 22:00’ dhe të vendosë një shtetrrethim nga dita e fundit e tetorit, gjoja për të parandaluar italianët ‘e paqytetëruar’ të festojnë Halloëeen-in në mes të epidemisë Covid-19.
“Fundjava e Halloëeen është idiotësi, budallallëk i pamasë amerikan që është importuar në vendin tonë.” – tha 71 vjeçari De Luca në një mesazh me video në Facebook.
“Kemi disa njerëz të papërgjegjshëm që ende nuk i kuptojnë gjërat më elementare.” – theksoi ai. Guvernatori shtoi se kushdo që shkel rregulla të tilla duhet të konsiderohet shkelës i ligjit.