Qeveria japoneze po planifikon të hedhë më shumë se një milion ton ujë radioaktiv të ndotur nga centrali bërthamor i Fukushimës në Oqeanin Paqësor, duke zemëruar peshkatarët, kanë raportuar media lokale.
Japonia ka debatuar se çfarë të bëjë me rritjen e shpejtë të grumbullimit të ujërave të zeza radioaktive për vite me radhë dhe tani vendimi për ta lëshuar atë në oqean mund të vendoset në fund të muajit.
Aktualisht, Japonia e ka ujin në më shumë se 1.000 depozita, por me 170 tonë shtesë të nënproduktit radioaktiv që prodhohet çdo ditë, hapësira e magazinimit po mbaron shpejt.
Është vlerësuar se të gjitha depozitat do të kenë arritur kapacitetin maksimal deri në verën e 2022 dhe sekretari i kabinetit qeveritar, Katsunobu Kato, tha të premten se vendimi ishte se vendimi nuk mund të shtyhet më, raportoi Kyodo News.
Uji përdoret për të ftohur bërthamën e reaktorit bërthamor të Fukushimës, që u dëmtua pas tërmetit katastrofik të vitit 2011 dhe cunamit që e goditi më pas.
Qeveria më parë vlerësoi ndërtimin e më shumë rezervuarëve për të vendosur ujë shtesë ose përpjekjen për të avulluar ujin në atmosferë, por një panel këshillues rekomandoi lëshimin e tij në oqean si zgjidhjen më të përshtatshme.
Sidoqoftë, procesi i lëshimit nuk pritet të fillojë deri në vitin 2022 dhe ka të ngjarë se do duhen 30 vjet për të përfunduar.