Ministria e Brendshme ka firmosur urdhrin për dëbimin e shtetasit Iranian i cili dyshohet se ishte informator i shërbimeve të shtetit të Iranit.
Ehsan Bidi dyshohet se punonte për shërbimet sekrete iraniane dhe kundër MEK në kampin e Manzës.
Urdhri i shpallje non grada mban firmën e ministrit Sandër Lleshaj. Në fillim të muajit gusht ishte vendosur largim vullnetar, por tashmë ai është shpallur edhe non grada nga shteti shqiptar. Ndalimi i iranianit është bërë pranë kufirit të gjelbër me Greqinë.
Dokumenti që mban firmën e Lleshajt është publikuar nga Shqiptarja.com dhe dëbon iranian për 15 vite nga Shqipëria.