Vendosni fjalën kyçe....

Rama fton kompanitë gjermane të investojnë në Shqipëri: Jemi vendi me legjislacionin mjaft të favorshëm, shfrytëzoni planin 28 miliardë të Komisionit


Kryeministri Edi Rama i pranishëm në Mynih në Forumin e Europa Park ftoi kompanitë gjermane të investojnë në Shqipëri.

Rama i bëri me dije se vendi ynë ka legjislacion mjaft të favorshëm për investuesit.

Sipas tij kompanitë kanë shans të shfrytëzojnë fondin prej 28 miliardës të prezantuar nga Komisioni Evropian.

Investuesit po bëhen gjithmonë e më të interesuar që të bëhen pjesë e rrugëtimit tonë, për shkak të legjislacionit mjaft të favorshëm dhe për shkak të bukurisë së vendit. Ne jemi mjaft të mirë pozicionuar për sa u takon burimeve natyrore. Jemi i vetmi vend që furnizohet me energji të pastër. Ka një plan i cili u prezantua nga Komisioni javën e kaluar, i cili është një fond prej 28 miliardësh për investim në energji, infrastukturë dhe digjitalizim, është një mundësi e mirë, një shans i jashtëzakonshëm për t’u përfshirë kompanitë evropiane, apo gjermane, për t’u përfshirë, për të ardhur në rajon, e për të ndërtuar autostrada, infrastrukturën energjetike, atë të gazit-sjellësit, sigurisht edhe infrastrukturën digjitale. Shpresoj fortë që do të gjejmë mënyra me qeverinë dhe kompaninë gjermane që do të na ndihmojë për të zbatuar këtë plan. Nëse ky plan do të zbatohet rajoni do të jetë në një pozitë krejt të ndryshme në dekadën e ardhshme“- tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *