Vendosni fjalën kyçe....

Redi Jupi në fushatë me Veliajn: Pashë shumë gjëra te ai që mund të na ndryshojnë cilësinë e jetës (Video)


Ish-lojtari i kombëtares shqiptare të futbollit e disa ekipeve shqiptare, Redi Jupi, i është bashkuar fushatës së kryebashkiakut Veliaj.

Gjatë një takimi të Veliajt ku merrnin pjesë edhe deputetët e PS-së, Bushati e Qefalia, futbollisti foli për përmirësimin e cilësisë së jetës në Tiranë e sidomos në zonën ku ai ka ngritur një kompleks sportiv.

“Shumë shkurt do ju shpjegoj çfarë me lidh mua me Erionin dhe me gjërat sportive që bëhen në Tiranë. Në fakt Tirana ka ndryshuar shumë në këtë aspekt. Janë bërë shumë shkolla, që na kanë përmirësuar shumë prurjen e fëmijëve në mjedisë sportive, ia kam shkruar këtë Erionit. Nëse kemi pasur gjysmën e fëmijëve që kanë pasur probleme me oraret e shkollave, sot kemi një përmirësim 60-70%.  Jam shumë i sigurt që shumë shpejt të gjithë fëmijët do i kemi në orare të arritshme në strukturat sportive. Kur unë fillova të bëja kompleksin sportiv, një nga njerëzit që më dha një mbështetje shumë të madhe morale e jo vetëm ishte Erioni. Dhe nuk ishte pak në atë moment që unë mora një nismë shumë të rëndësishme. Ka qenë një suport shumë i rëndësishëm.” – tha Jupi.

Ish-futbollisti që është edhe anëtar i Këshilli Bashkiak të Tiranës, vijoi më tej duke thënë se në zonën ku ka ngritur kompleksin sportiv është përmirësuar rrjeti elektrik, është shtruar rruga.

Jupi theksoi se trafiku në Tiranë është përmirësuar ndjeshëm dhe se te Veliaj ka parë mundësitë për ndryshimin e cilësisë së jetës në Tiranë.

“Pastaj mbrapa na u bë edhe një rrugë atje, siç janë bërë rrugë gjithandej edhe në zonën këtu afër. Ajo rrugë na ka sjellë në Tiranë, na ka zbardhur faqen kur i thonë. Po na përmirësohet edhe rrjeti elektrik, ka qenë 10 kilovoltëshi, tani është 20 kilovoltëshi. Këto duken pak për njerëzit që janë nga jashtë po për ne që jemi aty brenda e dimë sesa jetike janë. Unë Erionin ekam mik të afërt, nuk është ndonjë sekret. Jam edhe anëtar i Këshillit Bashkiak. Ajo që më afroi me të është se pashë shumë gjëra te ai që me të vërtetë mund të na ndryshojnë cilësinë e jetës. Të kemi një trafik të përmirësuar. Duket sikur trafiku është keq po e kuptoni se çfarë ndryshimi ka me më përpara. Sidomos në këtë rrugën këtej ne na është përmirësuar komplet. Unë po ia kaloj topin atij që na e ka luajtur topin në këto pesë vjet në qytetin tonë që e duam aq shumë.” – mbylli fjalën Jupi duke ia pasuar topin Veliaj.

Ditët e fundit me Veliajn janë bashkuar në fushatë edhe këngëtarët Kastro Zizo e Eli Fara, ish-misi i Shqipërisë Valbona Selimllari e aktori Gazment Paja. /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *