Dy lisa shekullorë janë rrëzuar në qytetin e Fierit. Për pasojë nga rrëzimi i tyre janë dëmtuar 3 makina që kanë qenë të parkuara poshtë.
Lisat shekullorë kanë bllokuar edhe rrugën nacionale Fier-Vlorë. Nga rrëzimi i tyre ka pasur vetëm dëme materiale.
Shkak për rrëzimin e tyre mendohet të jetë reshjet e shiut të ditëve të fundit çka ka bërë që ata të humbasin fortësinë e tyre.