Një studim i ri i imazheve satelitore me rezolucion të lartë duke përdorur një algoritëm të thellë ka zbuluar se, në kundërshtim me mendimin popullor, ka të paktën 1.8 miliardë pemë në shkretëtirat Sahel dhe Sahara.
Një ekip prej 24 shkencëtarësh nga e gjithë Evropa, SHBA-ja dhe Afrika zbuluan se e ashtuquajtura zonë nën lagështi është çuditërisht e mbushur me jetë bimore, duke i detyruar ata të rimendojnë edhe njëherë mbi cilësitë e dy shkretëtirave kryesore të botës.
“Ne ishim shumë të befasuar që ka kaq shumë pemë që rriten në shkretëtirën e Saharasë.” – tha autori kryesor Martin Brandt, një profesor asistent i gjeografisë në Universitetin e Kopenhagenit.
“Sigurisht që ka zona të mëdha pa asnjë pemë, por ka ende zona me një dendësi të lartë pemësh, madje edhe midis dunave me rërë, këtu dhe atje disa pemë që rriten.” – shtoi ai.
Rreth 11,000 pamje satelitore me rezolucion të lartë, që shtrihen në 1.3 milion kilometra katrorë u studiuan me anë të një algoritmi që arriti në përfundimin e lartpërmendur.
Numërimi përfundimtar do t’iu duhej miliona njerëzve vite punë, por u përfundua brenda pak orësh, falë algoritmit të fuqishëm.
Ai bie në kundërshtim me studimet e mëparshme, të cilat bazoheshin në vlerësime dhe ekstrapolacione dhe hartonin afër mbulimit të pemëve me zero përqind. Në të kundërt, numërimi shumë i detajuar dhe përpiktë i pemëve individuale të Brandt zbuloi një dendësi prej 13.4 për hektar.