Vendosni fjalën kyçe....

Tentuan të kultivonin bimë narkotike, arrestohen dy persona në Fier


Policia e Shtetit ka arrestuar dy persona në Fier të cilët tentuan të kultivonin lënë narkotike në fshatin Baltëz.

Shtetasit A. V., 40 vjeç dhe A. (A). V., 38 vjeç, banues në Baltëz, Fier tentuan të kultivonin bimë narkotike në afërsi të tokës së shtetasit A. (A). V.

Shërbimet e Policisë Fier, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të territorit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit A. V., 40 vjeç dhe A. (A). V., 38 vjeç, banues në Baltëz, Fier.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi janë kapur në kushtet e flagrancës duke tentuar të kultivonin bimë narkotike cannabis sativa në afërsi të tokës së shtetasit A. (A). V në fshatin Baltëz”-thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *