Vendosni fjalën kyçe....

Atentati ndaj biznesmenit në Tiranë, Basha pyet: Pse heshtin mediet?


Ndërsa ishte i ftuar në studion e emisionit “ABC-ja e Mëngjesit” e Enkel Demit, kryedemokrati Lulzim Basha shprehu shqetësimin lidhur me çështjet e sigurisë dhe rendit në vend, pas ngjarjeve të fundit kriminale, siç ishte atentati i dështuar ndaj një biznesmeni në Tiranë.

Pasi pa pamjet nga tentative për të ekzekutuar biznesmenin Andon Dhima, kreu i opozitës tha se kjo tregon se rendi dhe siguria në vend kanë prekur fundin dhe se njerëzit janë të pasigurt. Ai thotë se testi është se me sa shpejtësi do hetojë policia për ngjarjen.

“Pamjet që sapo treguat janë shokuese sepse tregojnë shthurjen totale, degjenerimin total të rendit dhe sigurisë në vend e konfirmojnë dhe e tregojnë sepse ne e dimë shumë, më shumë, raste të tjera. Keni parë brenda javës ka patur raportime për viktima në fushat e kanabisit në Malësinë e Madhe. Tani në Vlorë ditën e djeshme. Domethënë ka një shthurje totale të rendit dhe sigurisë. Rendi dhe siguria nën këtë qeveri kanë prekur fundin dhe nuk ka si të jetë ndryshe, sepse në qoftëse kemi një qeveri e cila në ditën e saj të fundit i ka përfunduar të gjitha vëmendjen të gjitha bateritë për të zhvatur çfarë të mundet, një nga fushat e para që vuan është fusha e rendit, fusha e sigurisë ku krimi po bën kërdinë dhe njerëzit janë të pasigurtë. Testi i rastit që ju treguat sot është se sa me shpejtësi do të hetojë policia? Sepse shqetësuese është që ky rast..”- thotë Basha.

Më tej, kreu i demokratëve thotë se jo vetëm policia dhe institucionet, por dhe shumë medie shmangen nga denoncimi i rasteve të tilla kriminale.

Sipas tij ka një heshtje nga ana e policisë, e prokurorisë, si dhe nga një numër i madh mediesh. Ndaj kërkon transparencë për këtë rast.

“Policia, prokuroria, institucionet përkatëse, domethënë pyetja është pse shumë medie shmangen denoncimeve të kësaj rasti?

 Kjo është pyetja që shtroj unë sepse nga një herë kemi dhe ne të drejtë të shtrojmë pyetje jo vetëm gazetarët… Pse u shmang kjo dhe pse policia vetë është treguar e ngurtë në komunikimin e këtij rasti? Padiskutim që e ka në komunikatën ditore të policisë sipas analizës që i bënë ekspertët e departamentit tonë të sigurisë, ekziston si raportim publik. Por ndërkohë ndryshe nga rastet e tjera që janë edhe më pak të rënda se ky kemi një heshtje totale. A po veprohet? Personi përkatës ka bërë denoncimet sipas informacioneve që kemi marrë ne. Ndërkohë që ka një heshtje nga ana e policisë, një heshtje nga ana e prokurorisë, një heshtje nga një numër i madh mediesh. Ndaj kërkesa që kam sot është që të bëhet urgjentisht transparencë për këtë rast. Kush qëndron pas këtij rasti? Çfarë hetimesh po ndërmerren? Dhe njëherë dua të theksoj se për ne është shumë shqetësuese që në këto ditë të fundit të saj, jo se ka shkëlqyer këto 7 vite por këto ditë të fundit të saj qeveria përbën një problem dhe jo një zgjidhje për rendin dhe sigurinë që natyrisht është një problem për sigurinë e jetës së qytetarëve shqiptarë, të biznesit të qytetarëve të zakonshëm.”– deklaroi Basha.

Ditën e enjte biznesmeni Andon Dhimo ishte ndjekur nga persona të maskuar dhe të armatosur, të cilët kishin tentuar të qëllonin në drejtim të tij. Por biznesmeni kishte shpëtuar për punë sekondash, pasi ishte mbyllur ashensori, siç kanë treguar dhe pamjet e qarkulluara në media.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *