Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Jap dorëheqjen nëse ekziston incineratori i Tiranës


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar në emisionin “Opinion” se është i gatshëm të japë dorëheqjen nga posti i tij nëse ekziston incineratori i Tiranës.

Gjatë debatit me analistin Julian Zyla, Bardhi tha se shteti paguan për shërbime që nuk kryhen pasi incineratori i Tiranës dhe Fierit nuk ekzistojnë.

“Nuk ekzistojnë incineratorët çfarë shërbimi thua. Unë jap dorëheqjen nesër nëse ekziston incineratori i Tiranës. Incineratori i Tiranës nuk ekziston dhe as i Fierit. Bashkia  e Tiranës jep para për depozitimin e mbetjeve në landfilld dhe jep para për djegien e mbetjeve në incenerator. Në incineratorin e Tiranës nuk është vendosur një tullë.”, tha Bardhi.

Partia Demokratike akuzon qeverinë se kontratat konçesionare janë korruptive pasi janë lidhur me kompani në pronësi të një personi i cili sipas tyre nuk ka pasur kapacitet të kryejë investimin e kërkuar.

“Që një kontratë PPP të lidhet duhet që privati të ketë disa para për ti investuar, në momentin që nuk i ka dhe ja jep shteti atëherë nuk kemi PPP.”, tha ndër të tjera Bardhi.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, deklaroi se kompania fituese e konçesionit të incineratorit ka pasur një kapital vetëm 50 mijë euro për një investim të 23 milionë euro në incineratorin e Elbasanit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *