Vendosni fjalën kyçe....

Dyshime mbi trajtimin e të dhënave personale të fëmijëve, BE-ja po heton Instagramin


Instagrami po hetohet nga Komisioneri i Mbrojtjes së të Dhënave të Irlandës (DPC) lidhur me trajtimin e të dhënave personale të fëmijëve në platformë.

Pronari i aplikacionit të Instagramit, Facebooku mund të përballet me një gjobë të madhe nëse zbulohet se Instagrami ka thyer ligjet e privatësisë.

BBC shkruan se hetimet nisën pas një sërë ankesash kur Instagrami bëri që informacioni i kontaktit në llogaritë e biznesit të ishte publikisht i dukshëm për këdo që hyn në aplikacion.

Një numër i gjigandëve të teknologjisë amerikane e kanë selinë e tyre evropiane në Irlandë dhe DPC është rregullatori kryesor i Bashkimit Evropian, nën Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave të BE-së (GDPR), e cila hyri në fuqi në 2018.

DPC është përgjegjëse për mbrojtjen e të drejtës së individëve për privatësi në internet dhe ka fuqinë të vërë gjoba të mëdha.

Rregullatori Irlandez po heton nëse Facebook ka një bazë ligjore për përpunimin e të dhënave personale të fëmijëve dhe nëse përdor mbrojtje dhe kufizime adekuate në Instagram për fëmijët.

Veçmas, po heton gjithashtu nëse Facebook ka respektuar kërkesat e GDPR-së në lidhje me profilin e Instagramit dhe cilësimet e llogarisë. Po hetohet nëse Facebooku po mbron në mënyrë adekuate të drejtat e mbrojtjes së të dhënave të fëmijëve si persona vulnerabël.

Mosha minimale për të pasur një llogari në Instagram është 13 vjeç.

“Instagrami është një platformë e mediave sociale e cila përdoret gjerësisht nga fëmijët në Irlandë dhe në të gjithë Evropën. DPC ka monitoruar në mënyrë aktive ankesat e marra nga individë në këtë fushë dhe ka identifikuar shqetësime të mundshme në lidhje me përpunimin e të dhënave personale të fëmijëve në Instagram, të cilat kërkojnë shqyrtim të mëtejshëm.”- tha Graham Doyle, një nënkomisar i DPC-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *