Vendosni fjalën kyçe....

Fqinja këndonte këngët e së bijës, babai i Adele-s thërret policinë: Po më prish gjumin


Një episod i pazakontë ka ndodhur në Britani, pasi babai i këngëtares së famshme Adele ka telefonuar Policinë për shkak se bezdisej nga komshia e tij që këndonte me zë të lartë këngët e së bijës.

Pas divorcit me gruan, Mark Evans e ka lënë të bijën që në moshë të vogël dhe nuk e ka takuar më prej atëhere.  Siç shkruan “The Sun”, edhe pse ka tentuar disa herë të takohet me Adele pas famës që mori, këngëtarja nuk ka pranuar ta takojë.

Fqinja e re 21-vjeçare e zotit Evans, duket se është një fanse e zjarrtë e Adele. Keeley pranon se asaj i pëlqen të këndojë këngët e Adele, por tani ajo ka frikë t’i thotë “përshëndetje” fqinjit të saj.

Sipas mediave britanike, Evans i kishte thënë fqinjes së re se këngët po e linin atë pa gjumë.

 “Unë thjesht dua të këndoj këngët e Adele-s. Të gjithë miqtë e mi thonë që unë tingëlloj tamam si ajo. Më pëlqen të luaj këngët e saj. Unë i këndoj me zë të lartë, por jo aq keq sa e bën të duket ai” – thotë e reja.

Keeley u transferua dy vjet më parë në Bridgend, South Wales dhe i qëlloi të kishte fqinj Mark Evans.

Ajo shtoi: “Jo shumë kohë më vonë, ai më kërkoi të mos këndoja me zë të lartë. Ai tha se po ndikonte në gjumin e tij dhe se është shumë shqetësuese. Unë u befasova sepse unë jam një adhuruese aq e madhe e Adele dhe shumicën e kohës unë këndoj këngët e saj.  Mendova se ai do ta vlerësonte këtë, jo të ankohej. Unë mendoj se ai ka një problem me mua, sepse unë jam një fanse aq e madhe e Adele. Unë kam frikë dhe të dal nga shtëpia se mos ai ose gruaja e tij vijnë tek unë. Ka qenë një makth”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *