Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata gjermane – Kush s’u jep dorën grave, s’mund të marrë nënshtetësinë gjermane


Një gjykatë gjermane ka vendosur se kush nuk u jep dorë grave nuk mund të marrë nënshtetësinë gjermane.

Vendimi i përket Gjykatës Administrative të Baden-Württembergut dhe ka të bëjë me një libanez 40-vjeçar, i cili jeton në Gjermani që nga viti 2002, shkruan DW.

Personi në fjalë ka studiuar mjekësi në Gjermani dhe punon ndërkohë si mjek specialisit në një klinikë. Në vitin 2012 ai e dha provimin për marrjen e nënshtetësisë, por në vitin 2015 refuzoi t’i jepte dorën nëpunëses që donte t’i jepte certifikatën e nënshtetësisë.

Ai pretendoi se i kishte premtuar së shoqes – një myslimaneje me nënshtetësi gjermane dhe origjinë siriane – që të mos i jepte kurrë dorën ndonjë gruaje tjetër, por zyra përkatëse ia refuzoi marrjen e nënshtetësisë.

Çështja shkoi më pas në gjyq ku gjykata argumentoi se ai nuk pranon t’i japë dorën një gruaje ‘si rezultat i një konceptimi fundamentalist të kulturës dhe të vlerave’ dhe nuk pranon që t’i përshtatet mënyrës së jetesës në Gjermani. Sipas gjykatës, dhënia e dorës të tjerëve ka ‘rrënjë të thella dhe përbën bazën e bashkëjetesës’ mes njerëzve në Gjermani.

Gjykata argumentoi po ashtu se pandemia nuk përfshihet në argumentimin e saj, sepse ‘për shkak të traditës së gjatë historike që ka dhënia e dorës të tjerëve’, gjykatësit nuk mendojnë se dhënia e dorës si ritual do të mënjanohet përgjithmonë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *