Vendosni fjalën kyçe....

Gratë naftëtare 5 ditë në grevë, thirrje ambasadoreve dhe politikaneve gra


Gratë naftëtare të Ballshit kanë hyrë në ditën e 5-të të grevës së urisë.

Bashkë me grevën e burrave, sot bëhen pot 22 ditë grevë urie për punëtorët e rafinerisë në Ballsh.

Naftëtarët shprehen se ende nuk kanë marrë një përgjigje nga qeveria, lidhur me problemin e tyre.

Ata thonë se ende nuk kanë marrë pagat e tyre të fituara në gjyq ndërsa kërkojnë rifillimin e punës në rafinerinë e naftës.

Gratë naftëtare kanë paraqitur problem shëndetësore, e megjithatë nul pranojnë ndihmë nga spitali. Ato u bëjnë thirrje grave ambasadore dhe politikane, që të bëjnë diçka për situatën e tyre.

 “Nuk na ka ardhur asnjë njeri nga spitali dhe nuk presim asnjë njeri nga spitali. Sot jam me një dhimbje të madhe dhe iu bëj thirrje të gjitha grave dhe zonjave të parlamentit, ambasadores Yuri Kim, ambasadores suedeze, zonjës Spiropali, po jetojmë në një muaj të dhimbshëm, ku nënat po heqin nga shpirti i tyre për të ushqyer ato fëmijë. Inshallah arrij që të dal nga greva, jam shumë e shqetësuar që e kam shumë rëndë shoqen time, që punova 34 vjet, vallë do arrij që ta takoj atë shoqe, nuk e di, shpresoj. Nuk pyes për veten time se si jam, po kam kaluar shumë shqetësime kur mora vesh që shoqja ime është rëndë. Doli në pension e nuk e gëzoi. U bëj thirrje të dalim nga kjo dhomë skëterrë, se s’po na dalin as fëmijët, po na shikojnë në televizor me lot në sy. Po na acarohen dhe fëmijët”, tha njëra nga naftëtaret.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *