Ministria e Shëndetësisë ka bërë përditësimin e shifrave lidhur me pandeminë Covid-19. Sipas saj, tre persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.
Viktimat janë një 47 vjeçar nga Tirana, një 53 vjeçare dhe një 64 vjeçar nga Durrësi, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Së fundmi sipas ministrisë janë bërë 1413 testime nga të cilat janë zbuluar 295 persona të prekur nga koronavirusi i ri.
Në dy spitalet në Tiranë, atë Infektiv e Shefqet Ndroqi janë shtruar 259 persona nga të cilët 22 janë në terapi intensive me 4 të intubuar.