Një djalë i ri ka kërcënuar se do të hidhet nga “Trump Tower” në Çikago, nëse nuk lejohet t’i përcjellë një mesazh presidentit amerikan Donald Trump.
Videot dhe fotot e shumta që kanë qarkulluar në mediat sociale tregojnë një burrë që varet në një litar në ballkonin e katit të 16 të pallatit me 98 kate “Trump Tower” në Çikago.
Situation at the Chicago Trump tower. Man dangling on rope off balcony. Unknown intentions. Police/Fire rescue on scene.
.@WGNTV @ChicagoBreaking @nbcchicago @chicagotribune pic.twitter.com/6HAJmMF6a8
— Evelio Cuba (@ecuba101) October 18, 2020
Personi që shfaqet duke u mbajtur në litar thuhet se është në të 20-at e tij.
Ai ka kërkuar “të flasë me presidentin” dhe që mesazhi i tij të përcillet në media, raporton Chicago Sun Times , duke cituar zëdhënësin e Policisë së Çikagos, Tom Ahern.
#Chicago
LIVESTREAM from across the street of Trump Tower in Chicago, where police SWAT Negotiators continue to speak with the young man dangling from a rope. He’s threatened to jump if he does not speak with President Trump.Credit: Bret Miller (Youtube)https://t.co/ylW7LnFbAs https://t.co/kFBcDtjjPs pic.twitter.com/YlZTq0GUr1
— Shane B. Murphy (@shanermurph) October 19, 2020
Oficerë të shumtë, agjentë të SWAT dhe zjarrfikës shkuan në vendin e ngjarjes duke u përpjekur ta zbresin burrin. Ndërkohë një turmë njerëzish u mblodhën duke filmuar.
Sipas gazetës, personi vijon të mbetet i varur që nga ora 17:30 e pasdites së djeshme deri mëngjesin e sotëm.
Në orën 01:36 të mëngjesit të sotëm, Ahern shkroi në Twitter se “po bëhet çdo përpjekje për të sjellë një përfundim pozitiv në këtë situatë” pas tetë orësh negociata.
Është e paqartë se çfarë lloj “mesazhi” po kërkonte të jepte i riu për presidentin.