Vendosni fjalën kyçe....

IKMT-ja shkon nesër te Unaza e Re, do rrëzojë 10 objekte


IKMT-ja ditën e nesërme do zhvillojë aksion për prishjen e banesave dhe objekteve që preken nga ndërtimi i projektit.

Prishja do bëhet te objektet e shpronësuara dhe ato të ndërtuara në mënyrë informale.

Në vijim të realizimit të projektit “Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta-Rrethrotullimi Shqiponja” (Loti 3).

Ditën e martë, datë 20.10.2020, do të vazhdohet me lirmin e sheshit të ndërtimit nga objektet e shpronësuara me VKM Nr. 231 datë 17.04.2019 dhe nga objektet informale. Nga ana e IKMT janë mara masa për ditën e nesërme për prishjen e 10 objekteve. Për këto objekte është bërë njoftimi i pronarëve dhe janë marrë masa për lirimin e tyre.

Autoriteti Rrugor Shqiptar në bashkëpunim me, Policinë e Shtetit, IKMT-në dhe Kontraktorin që realizon punimet, kanë marrë masa për mbarëvajtjen e trafikut në ditët në vijim”-thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *