Vendosni fjalën kyçe....

Incineratorët – PD kallëzon në SPAK, Ramën, Veliajn, Ahmetajn, Kokën, Zoton e Mërtirin


Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK kyeministrin Rama, ministrin Ahmetaj, ish-minisrin Koka, kryebashkiakun e Tiranës, Veliaj si dhe shtetasit Klodian Zoto e Mirel Mërtiri.

Kallëzimi penal është për çështjen e incineratorëve e PD-ja i akuzon të lartpërmendurit për ‘shpërdorim detyre’, ‘shkelje e barazisë në tendera’ si dhe ‘krijim grupi të strukturuar kriminal’.

Pas dorëzimit të padisë, Çlirim Gjata tha: “Ka 3 vjet që pothuajse bëhen denoncime të përditshme, pa folur për media që kanë nxjerrë skandale pas skandalesh. Pse duhet të presim SPAK apo çdo institucion tjetër një denoncim formal. Ka 3 vjet që një gjë e tillë po ulërinë në shoqërinë shqiptare. Denoncimet janë dytësore sa i përket procedurës.”

Ish-deputetja Tabaku tha se qeveria e bashkia janë kthyer në funksion të aferës së incineratorëve si dhe kanë krijuar biznes me persona të paidentifikuar për pastrim parash në Itali të lidhur me organizatën mafioze, Ndrangheta.

 “Edi Rama me Arben Ahmetajn, Erion Veliajn, e shumëzuan me zero investimin e partnerëve ndërkombëtarë dhe filluan incenerimin e mbetjeve sepse vetëm në këtë mënyrë mund t’i vidhnin qytetarëve 430 milionë euro për Tiranën. E gjitha qeveria dhe bashkia është kthyer në funksion të këtij inceneratori. Kanë krijuar një biznes me persona të identifikuar për pastrim parash në Itali të lidhur me Ndrangheta-n. Ajo që është absurdi më i madh, Bashkia e Tiranës ka rritur tarifat me 30% për t’i krijuar punë, me atë buxhet që është me buxhetin e shtetit.” – tha Tabaku.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *