701 qytetarë janë gjobitur me nga 30 mijë lekë nga policia për shkak të mosmbajtjes së maskës.
Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se shumica e qytetarëve i mbajnë maskat, madje edhe në orët e mbrëmjes.
Më tej thuhet se 9 qytetarë janë shoqëruar në polici ku pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë gjobitur dhe më pas janë lënë të lirë.
Po kështu janë gjobitur nga Policia Rrugore 564 persona me nga 30 mijë lekë secili pasi drejtuesit e mjeteve kishin me vete pasagjerë me të cilët nuk kishin lidhje familjare dhe që nuk mbanin maskën.
Pjesë e këtij numri janë edhe qytetarët që nuk mbanin maskën në mjetet e transportit publik.