Vendosni fjalën kyçe....

Koka: Kam bërë kontributin më të madh në vend për incineratorët, më vjen keq që u baltos


Ish-Ministri i Mjedisit në qeverinë Rama 1, Lefter Koka, ka komentuar mbi debatin mes palëve politike për incineratorët.

Koka në një debat në emisionin “Open” në Top Channel, deklaroi se ka bërë kontributin më të madh në vend për incineratorët.

Ai shtoi se i vjen keq që u baltos puna nga politika.

Strategjia e PD është vish çdo gjë me një akuzë, për një opozitë ka të tjera gjëra që mund ta rikthejnë në qeverisje. Do të dëshiroja që çdo kush që ka dyshime në prokurorin e re mund t’i referohen ashtu si PS, apo parti të tjera mund të padisin PD.

Jam shuam i bindur dhe kam bërë kontributin më të madh në këtë vend për incineratorët, por më vjen keq që u baltos dhe që ka lidera që mendojnë se nuk ka punë që bëhet pa paguar. Nëse do të harxhosh aq shuam energji për të baltosur çdo gjë që është bërë sepse kredibiliteti i politikës është shuam i ulët falë edhe kontributit të opozitës dhe fjala hajdut është bërë më e përdorura”-tha ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *