Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi thirrje Ramës: Largoji duart nga gratë e Ballshit, e di që të djegin të vërtetat e mia ndaj teje


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste Integrim, Monika Kryemadhi, i ka kërkuar nëpërmjet rrjeteve sociale Kryeministrit Edi Rama të distancohet dhe të largojë duart nga gratë që janë në grevë në Ballash.

Kryemadhi në një video të postuar gjatë takimit të saj ka përgënjeshtruar një kronikë të publikuar ditën e sotme në një gruaje e cila sipas nuk ishte mes grave greviste por është “mamaja e nderuar e një punonjësi Bashkie rilindase”.

Edi, unë e di sa të djegin të vërtetat që unë artikuloj pa frikë ndaj teje dhe oligarkëve që je lidhur aq ngushtë. E kuptoj se marazi të ka errur sytë. Këto ishin gratë greviste që unë takova në Ballsh dhe jo mamaja e nderuar e një punonjësi Bashkie rilindase që sot e kishe çuar me urdhër për ta përdorur në sulm politik ndaj meje. Bëji nder familjes tënde dhe largoji duart nga gratë e Fierit, se ato nuk janë mish për top për inatet politike që po të shtohen tani teksa po të ngushtohet laku në shterim të ditëve të pushtetit. Kurajo për gratë greviste të cilat i mbështes në betejën për të drejtat e tyre dhe forca e grave të Shqipërisë, për t’u bërë bashkë më 25 Prill që të ndërtojmë Shqipërinë që nuk i shfrytëzon dhe nëpërkëmb por i jep vendin e duhur grave e vajzave të vendit”-shkruan Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *