Presidenti Meta i është përgjigjur thirrjes së bërë kryeprokuorit Çela nga deputeti socialist, Bujar Çela për izolimin e kreut të shtetit.
Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, Meta tha se nuk asnjë mundësi që kjo të ndodhë. Presidenti theksoi se qëllimi i vërtetë i atij që e quajti grup i strukturuar kriminal që ka uzurpuar PS-në është izolimi i vendit.
“T’u bëjnë thirrje të gjithë prokurorëve dhe policëve dhe të shohim se kush do të izolojë presidentin. Zero shans, qëllimi i vërtetë është izolimi që ky grup i strukturuar kriminal që ka uzurpuar PS dhe Kuvendin, ka si qëllim izolimin e vendit. Presidentin këtu e kanë, madje dhe po të duan të guxojnë të vijnë. Qëllimi i vërtetë është izolimi i Shqipërisë. Në 2006, Sali Berisha pas rotacionit, shpartalloi bandat, goditi kriminalitetin dhe mbylli marrëveshjen e stabilizim asociimi me BE dhe e falënderoj. Kjo marrëveshje do ishte nënshkruar nëse PS-ja nuk do të bënte ato lojëra për hir të shtetit.” – tha Meta.
Lidhur me deklaratën e ambasadores amerikane për bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese para fundit të vitit, Meta tha se nëse do ishin dëgjuar reagimet e denoncimet e tij, vendi nuk kishte mbetur asnjë ditë pas një Gjykatë Kushtetuese funksionale.
“Nëse aktorët ndërkombëtarë do i kishin marrë parasysh reagimet e presidentit, që në kohën kur kam qenë kreu i parlamentit, Shqipëria nuk do kishte mbetur asnjë çast pa një Gjykatë Kushtetuese funksionale. Çështja e incineratorëve po hetohet nga prokuroria dhe nga disa media që e kanë denoncuar. Çdo qindarkë publike duhet të përqendrohet për të përballuar situatën pandemike në të cilën ndodhet vendi, duke mbështetur personelin mjekësor dhe familjet në nevojë.” – tha Meta.