Vendosni fjalën kyçe....

Maqedonia e Veriut raporton 12 viktima lidhur me Covid-19, pritet shtrëngimi i masave


12 viktima ka raportuar Maqedonia e Veriut në 24 orët e fundit lidhur me Covid-19 duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 846.

Në vendin fqinj janë raportuar 161 raste të reja me koronavirusin. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, deklaroi sot se nga dita e nesërme do propozojë shtrëngimin e masave.

Sipas tij, bizneset do lejohen të punojnë deri në orë 21:00, kapaciteti i transportit publik mund të ulet deri në 50% ndërsa aty ku është e mundur do nxitet puna nga shtëpia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *