Vendosni fjalën kyçe....

Merr fund pritja, Arbana Osmani sjell në jetë djalin e dytë (FOTO)


Moderatorja Arbana Osmani, ka sjellë në jetë fëmijë e saj të dytë. Lajmin e ka ndarë me publikun partneri i saj, regjisori Eduart Grishaj.

Ai ka publikuar në Instagram një foto me vogëlushin të cilën e shoqëron me tekstin“ Lindi Dielli”.

Kujtojmë se Arbana ka edhe një djalë me ish-bashkëshortin e saj, Jonin i cili është 5-vjeç.

Moderatorja e konfirmoi lajmin e shtatzënisë në muajin maj, në ditëlindjen e partnerit.

“Gëzuar ditëlindjen shpirti im binjak, shoku im, personi që ka zemrën time dhe që së shpejti do bëhet baba. Të dua”.- shkruante Osmani.

Ndërkohë kanë nisur thashethemet se së shpejti do të kemi dhe një dasmë të çiftit, zëra që i ka nxitur edhe më shumë vetë Grishaj gjatë një interviste.

I pyetur nga moderatori Flori Gjini, Grishaj tha se nuk kanë caktuar ende një datë, por e kanë të qartë vendin. 

“Dasmën nuk e di kur do ta bëjmë, por do ta bëjmë në Bogë. Arbana është pro gjërave të bukura dhe Boga futet tek gjërat e bukura”, shprehej ai.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *