Presidenti Meta i ka dërguar një mesazh të koduar kreut të PD-së, Basha, duke i kërkuar të tregojë se pengu i kujt është.
Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët në presidencë ditën e sotme, Meta u pyet nga gazetarja lidhur me një deklaratë të kreut të PD-së, Basha, sipas së cilës kreu i shtetit mund të bëjë rolin e kreut të opozitës nëse kryedemokrati d bënte rolin e presidentit.
Presidenti iu drejtua kreut të opozitës duke i kërkuar t’i tregojë shqiptarëve se pengu i kujt është e më pas të vazhdojë punën.
“Mbrojtja e Kushtetutës, nuk është territori i askujt, është detyra e parë e Presidentit të Republikës. Në këtë drejtim presidenti nuk është vetëm Komandant i Forcave të Armatosura, por është ushtar i parë i Republikës, këtë duhet ta dijë kushdo. Ka ardhur koha për të verifikuar ndershmërinë, patriotizmin e çdo politikani. Ta dinë të gjithë, edhe armiqtë e Shqipërisë se do ta marrin përgjigjen atje ku nuk u shkon mendja. Boll i futën duart e zeza këtu sepse po na bëjnë gaz i botës.
Dhe atij zotërisë i them përpiqu të bësh aq sa bëri Izetbegoviçi kur e morën peng. Thuaji popullit të që jam peng dhe vazhdo punën tënde. Sepse këtë popull dhe këtë vend nuk e merr askush peng më në këtë qiell dhe në këtë tokë.” – tha Meta.