Presidenti Meta i është përgjigjur kryeministrit Rama pas deklaratave të këtij të fundit, që e quajti komandant të LSI-së.
Zëdhënësi i kreut të shtetit, Tedi Blushi, shkruan në Facebook se kryeministri s’mund të flasë për Kushtetutën pasi atë e ka përdhosur që nga viti 2008.
Ai i bën thirrje kreut të qeverisë që të reflektojë urgjent.
“Buburrec Trendi, mos fol më për Kushtetutën, që e ke përdhosur si bandit nga viti 2008 e deri tani. Përndryshe, as pampersat s’të bëjnë derman! Thellohu e reflekto urgjent!” – shkruan Blushi.