Pas deklaratave të bëra nga presidenti Meta ka ardhur reagimi i kryeministrit Rama por edhe një kundërpërgjigje e kreut të shtetit.
Në në postim në Twitter, Rama i drejtohet presidentit duke i thënë se ai është thjesht komandant i LSI-së.
Kryeministri shkruan se në kohë paqeje, ushtria nuk është nën urdhrat e presidentit dhe ai nuk komandon asgjë.
“Ilir ti je thjesht Komandant i LSI sepse Shqipëria nuk është në luftë dhe në kohë paqe Forcat e Armatosura nuk janë nën komandën e Presidentit të Republikës, i cili sipas Kushtetutës nuk komandon asgjë dhe askënd, po mishëron unitetin kombëtar dhe jo dasinë, sherrin, degradimin!” – shkruan Rama.