Vendosni fjalën kyçe....

Tre persona në Mirditë e Lezhë duhet të plotësojnë formularin e pasurisë


Tre personave në Mirditë e Lezhë u ka shkuar formulari i vetëdeklarimit të pasurisë.

Personat në fjalë kanë qenë të dënuar më herët për vrasje e vepra me qëllime terroriste e policia dyshon se ata e kaë vënë pasurinë në mënyrë të paligjshme.

Andre Nikolli, banues në Mirditë, Besnik Lekgegaj, banues në Mirditë e Besmir Lugina, banues në Lezhë, duhet ta dorëzojnë formularin e plotësuar brenda 48 orësh, thuhet në njoftimin e OFL-së.

Njoftimi

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

  1. A.N., banues në Rubik, Mirditë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim;
  2. B.L., banues në Perlat, Mirditë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;
  3. B.L., banues në Lezhë, i dënuar për “Vepra me qëllime terroriste nëpërmjet shkaktimit të ndërprerjes së energjisë elektrike”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *