Shoqata patriotike “Çamëria” dhe Partia, Drejtësi, Integrim dhe Unitet kanw thirrur ditën e nesërme, në orën 11:00, një tubim para Ministrisë së Jashtme, ku në fokus do të jenë tre çështje me rëndësi, si: Çështja çame, heqja e ligjit të luftës dhe zgjerimi me 12 milje i Greqisë në ujërat shqiptare.
Protesta përkon me vizitën e ministrit të Jashtëm të Greqisë në Tiranë, ndërsa përmes një postimi në ‘Facebook’, PDIU iu bën thirrje të gjithë shqiptarëve t’i bashkohen këtij tubimi, pasi sipas kësaj force politike, kjo vizitë nuk parashikon asnjë nga çështjet që shqetësojnë shqiptarët, por çon përpara agjendën greke.
Deklarata e plotë:
“Mos prek Shqipërinë!”
“Mos harro Çamërinë!”
Shoqata patriotike “Çamëria” dhe Partia, Drejtësi, Integrim dhe Unitet ftojnë të gjithë shqiptarët nesër në orën 11:00, përpara Ministrisë së Jashtme, në tubimin paqësor për:
Çështjen Çame.
Heqjen e ligjit të luftës.
12 miljet detare shqiptare, Greqia I ka në Prevezë.
I bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve, të gjitha shoqatave patriotike të na bashkohen përpara Ministrisë së Jashme, për të protestuar së bashku me rastin e vizitës së ministrit të jashtëm grek, Nikos Dendias, vizitë e cila nuk parashikon asnjë nga çështjet që shqetësëojnë shqiptarët, por çon përpara axhendën greke.
I bëjmë thirrje qeverisë shqiptare të marrë parasysh axhendën e BE, e shprehuar nga ish komisioneri Hahn, e cila përcakton si çështje:
Zgjidhjen çështjes çame.
Heqjen e ligjit të luftës.
Marrëveshjen e detit.
Kufijtë tokësorë dhe detarë të Shqipërisë janë të njohura që në 1913, 1925, 1926-n dhe askush nuk mund të fali det apo tokë, kushdo që i thotë vetes patriotë.
Problemet me Greqinë zgjidhen vetëm me dinjitet, reciprocitet dhe dije.
Shqipëria nuk ka më as det, as tokë për të falur
Nesër ora 11:00
Përpara Ministrisë së Jashmte, Tiranë.