Vendosni fjalën kyçe....

Basha takon Dendias: Të zgjidhjen çështjet e mbetura pezull, ndarja e detit të kalojë nga Gjykata Ndërkombëtare


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shkruar rreth takimit me Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Niko Denidias, i cili vizitoi Shqipërinë ditën e sotme.

Basha shkruan se gjatë bisedës me ministrin Dendias theksuan nevojën për bashkëpunim dhe respekt reciprok mes vendeve dhe zgjidhjen e çështjeve të mbetura pezull.

Gjithashtu Basha, thotë se i ka rikthesuar Dendias që zgjidhja e çështjes së detit të zgjidhet nga Gjykata Ndërkombëtare.

Sot pata kënaqësinë të takohem me ministrin e jashtëm të Greqisë Niko Dendias. Gjatë bisedës, nënvizuam domosdoshmërinë që në frymën e mirëkuptimit dhe respektit reciprok, të zgjidhim çështjet e mbetura pezull dhe të intensifikojmë bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat, përfshirë edhe lehtësitë për shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi. Riktheksova qëndrimin e shprehur prej 10 vitesh, se zgjidhja për çështjen e detit duhet të vijë përmes Gjykatës Ndërkombëtare dhe i përsërita ministrit Dendias domosdoshmërinë për abrogimin e ligjit të luftës. Në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare e falenderova atë për mbështetjen e çmuar që Greqia po i jep vendit tonë në procesin historik të integrimit europian”-shkruan Basha.

Dendias ditën e sotme zhvilloi takime me autoritetet më të larta shtetërore në Shqipëri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *