Vendosni fjalën kyçe....

Dendias: Ligji i Luftës me Shqipërinë një anakronizëm, jam i sigurt që do e zgjidhim


Ministri i Jashtëm i Greqisë, Dendias, deklaroi gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Rama se Ligji i Luftës është një anakronizëm dhe dy qeveritë po punojnë për ta shfuqizuar atë.

Dendias tha ndër të tjera se e ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Europian dhe se Greqia do japë pa kursim ndihmën e saj në këtë drejtim.

Ministri grek foli edhe për çështjen e minoritetit grek në Shqipëri e shqiptarët që jetojnë në Greqi duke theksuar se ato janë një urë e rëndësishme në marrëdhënies mes dy vendeve.

Përpjekja jonë është një përpjekje miqsh mes dy popujve tanë. Vizita ime ndodh në kushte shumë më të mira. Ju përgëzoj për kryesinë e OSBE-së ku Shqipëria e tregoi se brenda pandemisë së Covid-19 mund të kryesojë një presidencë thelbësore. Na bashkojnë shumë gjëra. Dua të nënvizoj një axhendë dinamike mes dy vendeve. Duam t’i çojmë më lart marrëdhëniet me një respekt të ndërsjellë gjërat që kanë mbetur pezull. Urat që na bashkojnë janë minoriteti grek në Shqipëri dhe shqiptarët që jetojnë në Greqi.

Çështja e detit do kalojë në Gjykatën e Hagës. Për këtë jemi dakordësuar. Kemi rëndë dakord edhe për marrëveshjen e 1996-ës por ajo ka nevojë për një dinamizëm të ri për të ecur përpara. Ligji i Luftës është një anakronizëm dhe jam i sigurt që edhe këtë do e zgjidhim së bashku dhe kam gëzimin që po e them këtë gjë në Tiranë me urdhër të kryeministrit Mitsotakis. Dua të nënvizoj se një vend që është kandidat i BE-së, Turqia, jo vetëm që nuk po ecën përpara por po bën hapa pas duke shkelur unionin doganor dhe po bën shkelje të tjera në rajon. Duhet të ndalojë eksporti i materialeve ushtarake drejt Turqisë sepse ajo po i përdor për të trazuar rajonin tonë.” – theksoi Dendias.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *