Katër persona kanë ndërruar jetë në vend 24 orët e fundit lidhur me Covid-19. Viktimat janë një 56 vjeçare nga Fieri, një 60 vjeçare nga Lezha, një 69 vjeçare nga Tirana dhe një 73 vjeçar nga Korça.
Për sa u përket rasteve të reja, nga 1407 testime të kryera janë zbuluar 301 persona të prekur nga kronavirusi i ri.
Në dy spitalet për të prekurit nga virusi janë shtruar 255 persona nga të cilët 22 janë në terapi intensive me 5 të intubuar.