Vendosni fjalën kyçe....

Idrizi i drejton protestuesit tek Kryeministria, policia u bën bllokadë


Të drejtuar nga kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi, protestuesit për çështjen çame po marshojnë drejt Kryeministrisë.

“Do shkojmë tek Kryeministria. Sepse nuk mundet dot që ai të mos shohë që këtu ka akoma shqiptarë”- deklaroi Idrizi, i cili u bëri thirrje protestuesve që ta ndjekin tek godina e Kryeministrisë.

Mirëpo policia u ka bërë bllokadë, duke shkaktuar një tjetër përplasje mes tyre dhe protestuesve.

Vendimi i protestuesve për të spostuar protestën u mor për shkak se në këto momente takimi i Dendias me Ramën po zhvillohet aty.

Pak më herët policia e rrethoi turmën e protestuesve, për të lejuar eskortën e ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias për të kaluar dhe të shkojë të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe Gent Cakaj. Protestuesit kërkojnë që të mos preket kufiri detar me Greqinë.

Shpëtim Idrizi deklaroi se forcat e policisë e kryen detyrën e tyre për të mbrojtur ministrin grek, që të “mos i gjuanin protestuesit me fjalë”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *