Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi e bindur: Me Kodin e ri Zgjedhor fitojmë 100 deputetë


Në konferencën e sotme për mediat, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi shprehet se bindur se opozita do të marrë 100 deputetë në zgjedhjet e 25 prillit të 2021-shit edhe me ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

“Të jeni të bindur që fuqia e opozitës nuk matet me çështjet e taktikave elektorale. Fuqia e grupimeve të të majtës dhe të djathtës, që nuk është thjesht një strukturë e majtë apo e djathtë, por është gjithë fuqia e spektrit politik ndaj një grupi me pesë vetë, që po grabit Shqipërinë. Deri më 5 dhjetor, kur do të jetë Konventa e LSI, që do të marrë dhe vendimin për të vazhduar më tej, nuk mund të flas. Ne nuk kemi ndërmend të tërhiqemi, sepse qëllimi i shqiptarëve është çlirimi i Shqipërisë nga thundra kriminale. Ajo që unë mendoj sot dhe që e hasim çdo ditë me qytetarët është se një nga problemet e mëdha të tyre nuk është si do zgjidhen deputetët, por ekonomia, mungesa e punës, si dhe shpopullimi, largimi i fëmijëve dhe mosdëshira për t’u kthyer në Shqipëri. Të jeni të bindur që me Kodin e Edi Ramës, opozita merr 100 deputetë. Por një ditë tjetër do ua shpjegoj formulën, kur të kemi dhe një dërrasë të zezë”, deklaroi Kryemadhi ndërsa shprehej kundër ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Sipas Kryemadhit ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë vetëm një taktikë që do e qetësojnë kryeministrin Edi Rama, por që nuk e ndryshon dot numrin e votave në kutitë e votimit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *